Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se Kosova ka një qeveri të skandaleve dhe pazareve.
Haxhiu në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se ekipi negociatorë për Lëvizjen Vetëvendosje është i pavlerë dhe i papranueshëm.
“Kanë thënë se ky ekip do të bllokojë Hashim Thaçin, por menjëherë pas votimit të grupit negociatorë doli në pah e vërteta. Këta që iu bashkuan dialogut janë thjesht vagonë të Hashim Thaçit”.
Ajo ka thënë se ky ekip po tenton t’ia shtojë legjitimitetin Hashim Thaçit si përfaqësues i Kosovës.
“Hashim Thaçi si president nuk ka mandate kushtetues e as ka marrë mandate në Kuvendin e Kosovës për të biseduar me Serbinë”, tha ajo, Përcjell Telegrafi.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka akuzuar PSD-në se po u shërbejnë koalicionit qeveritar.
“Në seancën e së premtes, ata (PSD) nuk do të duhej të uleshin në ulëset e opozitës…haptas tashmë është kuptuar se ata janë në koalicion qeveritar por kjo nuk është bërë publike”.
“Do të qartësohet shumë shpejt se PSD do të jetë pjesë e Qeverisë, sidomos në kohën kur po afrohen zgjedhjet”, shtoi më tej Albulena Haxhiu./Telegrafi/