Site icon Telegrafi

Haxhiu takim me ekspertët nga projekti i BE-së, shpalos prioritetet në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot gjatë një takimi me ekspertët e angazhuar nga projekti i BE-së për sektorin e drejtësisë, ka shpalosur disa prej prioriteteve të kësaj ministrie, si reforma e vettingut, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, dhe fuqizimi i kapaciteteve për mbrojtjen nga dhuna në familje.

Gjatë takimit, ekspertët e projektit shpalosën përvojat në reformë të drejtësisë në shtetet evropiane dhe përshkruan planin e aktiviteteve të paraparë me planin e punës të projektit, i cili në masë të konsiderueshme prek prioritetet e paraqitura nga ministrja Haxhiu.

Në këtë drejtim, ekspertët treguan përkushtim të plotë dhe angazhim maksimal në kuptim të mbështetjes së prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë dhe implementim të plotë të agjendës së paraparë ligjore e reformave institucionale.

Haxhiu ka falënderuar ekspertët për punën tyre duke theksuar llogaritjen e Ministrisë së Drejtësisë në ekspertizën e ofruar nga projekti për realizimin e prioriteteve në bazë të bashkëpunimit të ndërsjellë. /Telegrafi/

Exit mobile version