Site icon Telegrafi

Haxhiu: Skenari i Thaçit për zgjedhjet në veri ka prapavijë politike

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron vonesën e zgjedhjeve në veri me prapavijë politike.

Deputetja Albulena Haxhiu e quan të ligjshëm procesin zgjedhor por jo edhe vonesën pesë mujore.

“Ne vazhdojmë të kemi paqartësi sepse deri më tani është prolonguar shpallja e zgjedhjeve. Në këtë kuptim në fakt, ne si lëvizje Vetëvendosje natyrisht e kemi parë si komplet proces të ligjshëm por vonesat nuk i ka shpjeguar askush se pse ky proces është shtyrë deri në pesë muaj. Ajo çfarë ne jemi të brengosur është se duke e njohur presidentin Thaçi ne nuk mund të kemi besim të plotë që ky skenar, me këto zgjedhje nuk pa pas vetës ndonjë projekt të tij”, tha Haxhiu për RTV21.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës të drejtë vote kanë 58 mijë e 520 votues me një dallim prej 1507 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të datës 22 tetor të vitit 2017.

Exit mobile version