Site icon Telegrafi

Haxhiu reagon pasi asamblisti i LVV-së u kap me drogë në Shqipëri: Njerëz të tillë nuk kanë vend në Lëvizje

Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar nga partia asamblistin, Besnik Mujeci, i cili u arrestua në Shqipëri nën dyshimin për trafikim droge.

Mujeci u përjashtua nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e LVV-së.

Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari Organizativ i LVV-së, Alim Rama.

Për këtë vendim të strukturave partiake ka reaguar edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Lexo po ashtu U kap me substanca narkotike, Besnik Mujeci përjashtohet nga Lëvizja Vetëvendosje

“Veprimet për të cilat është arrestuar Besnik Mujeci janë krime të rënda dhe institucionet e drejtësisë ndaj tij dhe të tjerëve, duhet të japin dënimet maksimale!”, ka shkruar Haxhiu duke iu referuar vendimit të LVV-së, njofton Telegrafi.

“Njerëz të tillë nuk kanë vend në Lëvizje”, ka deklaruar tutje kryetarja e Forumit të Gruas në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndryshe, pesë persona janë arrestuar në Tiranë, përfshirë dy qytetarë të Kosovës, mbi dyshimet për shpërndarje të drogës, njoftuan të martën autoritetet policore në Shqipëri.

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe asambleisti i LVV-së në Prishtinë, Besnik Mujeci./Telegrafi/

Exit mobile version