Site icon Telegrafi

Haxhiu: Qytetarët e Prishtinës s’e merituan dorëheqjen tënde, Shpend

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga të gjitha pozitat në Lëvizjen Vetëvendosje.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se qytetarët e Prishtinës nuk e kanë merituar dorëheqjen e Ahmetit.

“I kujtoj sikur sot, aktivistët e vullnetarët që punuan pa u ndalur që sot Shpendi të jetë në mandatin e dytë si Kryetar i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ata por mbi të gjitha qytetarët e Prishtinës, s’e merituan dorëheqjen tënde Shpend”, ka thënë Haxhiu.

Ndërkaq, Ahmeti tashmë është rreshtuar në grupin e të pakënaqurve në Lëvizjen Vetëvendosje ose siç tashmë quhet, në krahun e Dardan Molliqajt.

Ai arsyet e dorëheqjes së tij i ka bërë të ditura përmes një letre./Telegrafi/

Exit mobile version