Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se hilet dhe pengesat e mundshme ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, vetëm e rrisin atë.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, theksoi se me 14 shkurt do të jetë fitorja e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa u shpreh se Qeveria Kurti 2 është e pashmangshme.
“Më 14 shkurt, fitorja e madhe e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Qeveria Kurti II janë të pashmangshme. Hilet e pengesat e mundshme vetëm sa na rrisin. Historia na ka dëshmuar kështu! Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është dyfishuar, ndër të tjera, sepse iu vu kleçka Qeverisë Kurti I, dhe atë në momentet më kritike për qytetarët. Kujtimi është shumë i freskët”, u shpreh ajo.
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, tha se detyra e tyre tashmë është të shpaguajnë besimin e qytetarëve.
“Qytetarët e kanë ndarë mendjen. Në Llap na e kanë dëshmuar. Detyra jonë tash është që ta shpaguajmë këtë besim me punë, nder e besnikëri”, shkruan Haxhiu. /Telegrafi/