Site icon Telegrafi

Haxhiu: Qasja si e Abelard Tahirit ka shtyrë qytetarët ta lëshojnë Kosovën

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahirit, rreth procesit të rekrutimit të noterëve.

Haxhiu, në një shkrim të bërë në profilin e saj zyrtar në Facebook ka shkruar se, ministri Tahiri nuk po i sqaron dyshimet që Vetëvendosje i ka ngritur mbi procesin e rekrutimit të noterëve, por po e sulmon VV-në duke u munduar ta mbuloj një proces që sipas deputes është i kompromentuar, transmeton Telegrafi.

Deputetja Haxhiu, ka thënë se qasja si e ministrit Tahiri, po i shtyn qytetarët që ta braktisin Kosovën për të kërkuar jetë më të mirë.

“Abelard Tahiri paska drejtuar një mal akuzash në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak të konferencës së sotme të cilën e paska cilësuar si sulm.

Në vend që të njoftoj opinionin publik për gjithë dyshimet që janë ngritur ai akuzon Lëvizjen Vetëvendosje.

Siç kemi bërë të ditur, edhe nga mediet, por edhe shumë kandidatë, kanë shprehur shqetësimet e tyre për padrejtësitë e këtij procesi, ata dhe gjithë të tjerët duhet ta kuptojnë saktë se çfarë ka ndodhur me këtë proces, (në të cilin kanë arritur të kalojnë provimin militantët e partisë së Abelardit dhe familjarët e tyre, zyrtarë të MD) dhe a ka pasur raste kur ka pasur konflikt interesi, nëse po, si dhe kur është shmangur.

Ministrin Tahiri e kemi ftuar edhe në Komision por edhe i kemi shkruar letër, në asnjërin variant nuk është përgjigjur, as sot nuk sqaroi dyshimet mbi këtë proces përkundrazi duke hedhur mal akuzash në drejtim të Lëvizjes, tentoi të mbuloj një proces të komprometuar.

Kjo qasje si e Abelardit dhe e kësaj Qeverie pa dallim, ka shtyer qytetarët ta lëshojnë Kosovën për të kërkuar jetë më të mirë, barazi e drejtësi sepse gjitha këto ia mohuan këta që po mundohen ta kapin çdo segment të shtetit.

Ne duhet të ndërtojmë arsyet që qytetarët ta duan vendin dhe sa më parë që largohet ky Ministër dhe kjo Qeveri, aq më shpejt dhe shumë kthehet shpresa për qytetarët”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Lexo po ashtu VV e quan proces të kompromentuar rekrutimin e noterëve, PDK rehatoi militantët e saj

Ndryshe, ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, ka thënë se është i pa pranueshëm sulmi që  Lëvizja Vetëvendosje i  ka bëri një procesi tërësisht profesional e të udhëhequr sipas ligjit, atë të provimit të Noterisë./Telegrafi/

 

Exit mobile version