Site icon Telegrafi

Haxhiu për PSD-në: Ikanakët janë shitur keq

Pas miratimit të Rezolutës për dialog nga Kuvendi i Kosovës, LDK dhe Vetëvendosje, i kanë reaguar ashpër PSD-së, të cilët ishin iniciuesit e rezolutës.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se opozita do duhej të angazhohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme, e jo të votonin një rezolutë të tillë.

“Në vend të bashkimit me opozitën e qytetarët dhe angazhimit për zgjedhje të jashtëzakonshme, ata zgjodhën Kadriun e Hashimin”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu i ka quajtur të shitur ish partiakët e saj, tanimë deputet të PSD-në.

“Ikanakët janë shitur aq shumë dhe aq keq!”, tha Haxhiu.

Rreth rezolutës nuk është pajtuar as Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova nuk mund të përfaqësohet me partitë me mandat të huaj, duke apostrofuar PSD-në.

“Kosova nuk mund të përfaqësohet në këtë proces të rëndësishëm me këso ekipe dialoguese, nga partia e shtatë apo e tetë në Kuvend dhe nga ata që kanë mandate të huaja. LDK do ta mbrojë interesin e Kosovës. Nuk ka proces në Kosovë që mund të zhvillohet pa LDK-në, partine më mbështetjen më të madhe në vend. Të mos mashtrohet askush”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti ka thënë se platforma për dialog është vetëm Kushtetuta, ndërkaq ekip negociator është vetëm Qeveria legjitime.

Pas votimit të rezolutës, Shpend Ahmeti nga PSD dhe Fatmir Limaj pritet të jenë kryesues të delegacionit.

Ndërkaq, anëtarë sipas kësaj rezolute do të jenë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi, një përfaqësues i shoqërisë civile./Telegrafi/

Exit mobile version