Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka reaguar pas test-protestës që u organizua nga partia që ajo përfaqëson Lëvizja Vetëvendosje.
“Zëri i popullit. #Duam Zgjedhje”.
Organizimi i kësaj test-proteste është në prag të publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentin Hashim Thaçi, për mandatarin për formimin e qeverisë.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti nga ballkoni i Qeverisë ka përshëndetur të gjithë ata që po marrin pjesë në test-protestën që u organizua nga partia që ai drejton.
Ky veprim i Kurtit është pritur me duartrokitje nga protestuesit.