Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas arrestimit të ish-anëtarit të OVL e UÇK-së, Faik Fazliu.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur provokim sjelljen e zyrtarit policor ndaj Fazliut.
Madje deputeti i Kuvendit të Kosovës, e ka quajtur të pa pranueshëm arrestimin e Fazliut, ku ka kërkuar nga Inspektorati Policorë që ta hetojë këtë rast.
Postimi i plotë:
Provokimi dhe sjellja e zyrtarit policor dhe arrestimi i Faik Fazliut është i pa pranueshëm, bazuar në videon e publikuar.
Në videon e publikuar sjellja e policit është jo etike, e jo e një zyrtarit policor dhe duhet të suspendohet.
Inspektorati Policorë duhet ta hetojë këtë rast.
Faik Fazliu të lirohet dhe rasti të trajtohet nga organet e pavarura ligjore, pa u ndikuar nga pushteti i ri anti-UÇK! /Telegrafi/