Telegrafi

Haxhiu pas fitores së Biden: Tani ka mbetur të largojmë Hotin, si përgjegjës për pazare të pista dhe servilitet ndaj Serbisë

Foto: Arkiv

Ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas fitores së Joe Biden në SHBA.

Në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu ka thënë se tani ka mbetur të shkarkohet Hoti si përgjegjës për pazare të pista dhe servilitet ndaj Serbisë.

“Tani ka mbetur ta largojmë Hotin bashkë me grupin e tij që mbahen përgjegjës për pazare të pista, degradimin e nënshtrimin e vendit dhe servilitetin ndaj Serbisë”, ka thënë Haxhiu.

Më tej thekson se Kosova meriton që t’i kthehet dinjiteti që e kishte kur vendi drejtohej nga kryeministri Kurti!

“Vullneti i qytetarëve edhe në Kosovë duhet të jetësohet”, ka shkruar në fund.

Edhe deputetja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se pas zgjedhjeve në SHBA, edhe vendi ynë duhet të shkojë në zgjedhje.

Ajo ka shkruar se zgjedhjet duhet mbajtur për një qeveri legjitime, siç ka shkruar ajo një Qeveri Kurti 2, transmeton Telegrafi.