Site icon Telegrafi

Haxhiu, opozitës: Prisni hetimet e institucioneve të Kosovës për ambasadorin Berishaj, mos flisni në emër të tyre

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se rasti i ambasadorit Martin Berishaj ka qenë një luftë në kuadër të zgjedhjeve në Slloveni.

“Në këtë Kuvend u deklarua thuajse z. Berishaj po i ikë drejtësisë e nuk po gjendet askund. Ai do ti përgjigjet secilës kërkesë që institucione e Kosovës apo në Slloveni apo në Kroaci do t’ia bëjnë. AKK ka nisur hetimet në raport me deklarimet e pasurisë, dhe prisni qëndrimet dhe hetimet e institucioneve të Kosovës për këtë çështje”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se po të kishin dyshime krimet ekonomike, prokuroria atje do të niste hetimet.

“Ka pasur deklaratë nga Prokuroria Speciale në Slloveni ku kanë thënë se nuk kanë nisur hetimet për këtë rast”, tha Haxhiu. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version