Site icon Telegrafi

Haxhiu: Mustafa e Hoti mund ta vazhdojnë fjalorin e ulët nga llogaritë e tyre por jo nga IKSHPK-ja

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas komunikatës së fundit të lëshuar nga IKSHPK-ja, ku kjo e fundit reagoi lidhur me lajmet për infektimin e kryeministrit Avdullah Hoti me COVID-19.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se keqpërdorimi i llogos së IKSHPK-së për interesa të Mustafës e Hotit është i papranueshëm dhe cenon rëndë besimin e madh që qytetarët kanë krijuar ndaj këtij institucioni.

Lexo po ashtu IKSHPK: Mos përhapni dezinformata kuturu, kryeministri Hoti në kohë rekorde njoftoi për infektimin e tij me COVID-19

Postimi i plotë:

Keqpërdorimi i llogos së IKSHPK-së për interesa të Mustafës e Hotit është i papranueshëm dhe cenon rëndë besimin e madh që qytetarët kanë krijuar ndaj këtij institucioni sidomos gjatë kësaj periudhe të përballjes me pandeminë.
Kjo nuk është dashur të lejohet assesi.
Mustafa e Hoti mund ta vazhdojnë fjalorin e ulët nga llogaritë e tyre por jo nga IKSHPK! /Telegrafi/

Exit mobile version