Site icon Telegrafi

Haxhiu: Kurti e pranoi se e rrëzoi Qeverinë e tij për shkak të paranojave për marrëveshje sekrete

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka pranuar se e ka rrëzuar qëllimisht Qeverinë e tij, për shkak të paranojave për marrëveshje sekrete Kosovës-Serbi.

Ajo ka thënë se sjelljet dhe deklaratat e tij janë të pakoordinuara dhe të paskrupullta.

“Albin Kurti sapo e konfirmoi në RTV Dukagjini; se vet ishte protagonisti kryesor i cili e prishi koalicionin me LDK, me të vetmin qëllim rrëzimin e Qeverisë(vetë-rrëzimin). Dhe arsyeja kryesore: paranoja e tij për “marraveshjen sekrete” në mes Kosovës dhe Serbisë, mosgatishmëria dhe mungesa e guximit për t’u përballur si lider i vërtetë në Shtëpinë e Bardhë. Dhe që i bie, se krejt sjelljet dhe deklaratat tjera të tij, të ç’koordinuara në vazhdimësi s’janë gjë tjetër përveçse lojëra të paskrupullta të stilit “kurtian””, ka thënë ai.

Ajo po ashtu ka kritikuar edhe panelistët e sotshëm para tij në një emision televiziv, duke thënë se Kurti u tall me ta dhe ata e lejuan sepse u vetë-dorëzuan.

“Dhe krejt kjo ndodhi gjatë një seance ligjëruese, tipike e shkollës së VV – së, përballë panelistëve të vet-dorëzuar paraprakisht, madje madje, duke e tallur me ta përgjatë gjithë kësaj ligjërate”, ka shkruar ajo në fund.

Exit mobile version