Telegrafi

Haxhiu: Krerët e LDK-së nuk po mund të shkëputen nga Thaçi e PDK

Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që seanca për rrëzimin e Qeverisë të mbahet nesër në ora 11:00.

Haxhiu ka thënë se krerët e LDK-së, nuk po mund të shkëputen nga Hashim Thaçi dhe PDK, transmeton Telegrafi.

“Mocioni i nesërm për rrëzimin e Qeverisë më të mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova, e sidomos në kohën kur po përballemi me virusin corona që ka marrë mijëra jetë njerëzish dhe mijëra të tjerë luftojnë për jetën apo janë të prekur nga ky virus, do t’ju kthehet fytyrës të gjithë atyre që e orkestruan këtë PLAN. Fatkeqësisht krerët e LDK, nuk dëgjojnë popullin dhe as anëtarësinë e tyre. Ata nuk po mund të shkëputen nga Thaçi e PDK”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Mocionin e LDK-së, për rrëzimin e Qeverisë Kurti janë deklaruar se do ta mbështesin PDK, AAK, NISMA dhe AKR./Telegrafi/