Site icon Telegrafi

Haxhiu: KQZ dhe PZAP kanë kaluar çdo kufi lidhur me votat e mërgatës – kjo tallje e padrejtësi duhet të marrë fund

Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e kanë kaluar çdo kufi lidhur me votat e mërgatës.

Në një postim në Facebook, thotë se mijëra bashkatdhetarë nuk janë përfshirë në listën e votimit jashtë vendit ndërsa PZAP tallet dhe kërkon që ankesat pranohet vetëm me postë dhe jo me email.

“Kjo tallje, kjo padrejtësi e ky absurd duhet të marrë fund. Gjyqtarët e kanë për obligim të mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhe jo t’i shërbejnë atyre që do të ndëshkohen me votën qytetare me 14 Shkurt!”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.]

Exit mobile version