Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, është shprehur optimiste për punën e mëtutjeshme të kësaj partie në krye me Albin Kurtin.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka falënderuar aktivistët për procesin demokratik të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje.
Postimi i plotë i Haxhiut:
“Faleminderit gjithë aktivistëve që me punën e tyre e mundësuan këtë proces demokratik.
Faleminderit gjithë anëtarëve që shfrytëzuan të drejtën e tyre në zgjedhjet e brendshme.
Kryetari i ri i Lëvizjes tonë, Albin Kurti, ka punë të mëdha përpara. Së bashku e me vullnet do t’i realizojmë qëllimet e përbashkëta. Me angazhim, besim, guxim e dije.
Republika e Kosovës dhe qytetarët, më shumë se asnjëherë tjetër, kanë nevojë për nje koncept dhe program si të Lëvizjes dhe një aktivist e politikan si Albini”, ka shkruar Haxhiu.
Albin Kurti, si i vetmi kandidat për kryetar të kësaj partie, ka marrë 98.82% të votave./Telegrafi/