Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu duke folur për 3 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë- Serbi për normalizimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy shteteve, ka thënë se Vetëvendosje në vazhdimësi e ka kundërshtuar këtë marrëveshje.
Haxhiu ka shtuar se VV-ja ka kundërshtuar çdo herë formën e qeverisë se gjoja po i normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë.
“Nuk mund të ketë normalizim marrëdhëniesh me një shtet i cili nuk ka kërkuar falje për gjenocidin e bërë. Kemi Listën Srpska e cila dirigjohet nga Beogradi dhe e bënë të pamundshëm zhvillimin e shtetit. Ne kemi kërkuar që secila marrëveshje që ka dal nga Brukseli të rishikohet”, ka thënë Haxhiu në “Info Magazinë” në Klan Kosova.
Ajo ka shtuar se këto marrëveshje Kosova vetëm sa ka degraduar.
“Kemi parë që Serbia nuk ka ndryshuar qasje, ajo tenton që në forma të ndryshme të ndërhyjë në autonominë e Kosovës”, tha Haxhiu.
Haxhiu shtoi se Kosovës i nevojitet dialog me serbët e Kosovës e jo me Serbinë një gjë të cilën Vetëvendosje e ka kërkuar vazhdimisht./Telegrafi/