Deputetja nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se VV nuk do të përkrahë propozimin e koalicionit PAN për të votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Haxhiu i ka bërë thirrje PAN-it që të japë propozim të ri, pasi nuk e cilëson Kadri Veselin si figurë unifikuese.
“Situata është e qartë për secilin prej nesh. Si pasojë e pa përgjegëjsisë së koalicionit PAN u vonua formimi i komisionit të verifikimit të mandateve”.
“Ne jemi të gatshëm për pikat tjera të rendit të ditës. Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrah Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, nuk do ta japë votën për të. Nuk e konsiderojmë atë si figurën unifikuese. I bëjmë thirrje koalicionit PAN të reflektojë dhe të sjellë propozime të reja”, ka potencuar Haxhiu para gazetarëve në hollin e Kuvendit të Kosovës.
/Telegrafi/