Telegrafi

Haxhiu kërkon që të mbështet mocioni për rrëzimin e Qeverisë

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kërkuar që të mbështetet mocioni për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Haxhiu ka thënë së mocionin e mosbesimit nuk kanë mundur ta procedojnë sepse duhen 40 nënshkrime, transmeton Telegrafi.

“Në secilin vend normal, një Qeveri e cila me veprimet e saj cenon sovranitetin apo dëmton interesat e vendit apo qytetarëve, nuk do të qëndronte as edhe një ditë në pushtet. Kundërshtimet që po i bëjnë partitë tjera për marrëveshjen e nënshkruar nga Hoti janë të mirëseardhura por ato mund të merren seriozisht vetëm kur përcillen me veprime konkrete. Ne kemi inicuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë por të njëjtin nuk kemi mundur ta procedojmë sepse na duhen 40 nënshkrime”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Haxhiu ka ftuar të mbështetet mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, siç e ka quajtur ajo të paligjshme.

“I ftoj që ta mbështesin mocionin nëse përnjëmend janë të shqetësuar me qasjen e gabuar, të dëmshme e të rrezikshme të Qeverisë së paligjshme”./Telegrafi/