Telegrafi

Haxhiu: Hoti shkoi në SHBA për të kërkuar njohjen nga Serbia, atje hoqi dorë nga pavarësia e Kosovës

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se Kosovës do t’i paraqiten rreziqe të reja në Bruksel pas zotimeve që kryeministri ka marrë në SHBA.

Haxhiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Vuçiqi në Amerikë në asnjë pikë nuk ka bërë lëshime.

Ajo ka thënë se pikat e zotuara në SHBA mund të bëhen tema në Bruksel.

“Këto zotime do të shndërrohen në tema për Kosovën në Bruksel”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje thotë se delegacioni i Kosovës hoqi dorë nga pavarësia në Uashington.

“Këta shkuan për të kërkuar njohjen nga Serbia e hoqën dorë vetë nga njohja pasi heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare nënkupton heqje dorë nga Pavarësia e Kosovës”.

Haxhiu thotë se megjithatë këto çështje nuk do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese pasi sipas saj ato janë vetëm zotime dhe jo marrëveshje./Telegrafi/