Telegrafi

Haxhiu flet për aksionin e sotëm në Gjakovë e Prizren: Në të kaluarën, drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim

Foto: Arkiv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar lidhur me operacionin e sotëm “Pika” ku në shënjestër ishin disa zyrtarë policorë dhe doganorë, që dyshohen për veprat penale “marrje të ryshfetit” dhe “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Haxhiu ka thënë se ende kemi sfida mirëpo kemi vullnetin e hekurt për ta bërë vendin e jetueshëm për qytetarët.

Lexo po ashtu Aksioni kundër korrupsionit në Gjakovë e Prizren – një vit hetim nga ana e IPK në të cilin u përfshinë AKI, Dogana dhe Policia

“Në të kaluarën institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim. Në shumë raste ekzekutivi ka qenë pengesa kryesore në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sot, kemi ende sfida mirëpo kemi vullnetin e hekurt për ta bërë vendin e jetueshëm për qytetarët”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo ka theksuar se mbështetja e qeverisë në aksione të tilla si ky i sotmi është e parezervë.

“Përshëndes aksionin e përbashkët të institucioneve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Mbështetja e qeverisë tonë në raste të tilla është e parezervë”, shkoi Haxhiu. /Telegrafi/