Site icon Telegrafi

Haxhiu: Ende pa kaluar ora, filluan me dhunë dhe tendencë për të kidnapuar aktivistin i cili e quante hajn Thaçin

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi që truproja i presidentit, Hashim Thaçi, ka goditur një aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje.

Haxhiu ka thënë se ende pa kaluar ora që është votuar Qeveria Hoti, kanë filluar me dhunë.

“Ende pa kaluar ora, filluan me dhunë dhe tendencë për të kidnapuar aktivistin i cili e quante hajn Thaçin. Kur sot tentojnë ta ndalin lirinë e shprehjes, nesër kush e di se çfarë bëjnë”,  ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu E quajti presidentin hajn, truproja i Thaçit grushton aktivistin e Vetëvendosjes

Më tej, ajo ka thënë se “Regjimi i riinstaluar i udhëhequr nga Thaçi, përmes dhunës ndaj qytetarëve po shpërfaq frikën e tij”.

“Por s’ka asnjë dyshim sepse ky regjim nuk do pranohet nga qytetarët”./Telegrafi/

Exit mobile version