Një debat i ashpër është zhvilluar ndërmjet kryetares së Komisionit për legjislacion, Albulena Haxhiut nga Vetëvendosje, si dhe anëtarit nga LDK-ja, Armend Zemaj.
Haxhiu ka akuzuar anëtarët e PDK-së dhe LDK-së, se e kanë kapur shtetin.
Por, është kundërpërgjigjur Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke iu drejtuar Haxhiut, se e kanë ‘shti njeriun me bo vetëvrasje e po i akuzoni të tjerët’.
I tërë ky debat ka ndodhur në fund të mbledhjes së Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. /Telegrafi/
Video: Ekonomiaonline