Site icon Telegrafi

Haxhiu: Demarkacioni vdiq, liri për Doniken, Aiden dhe aktivistët tjerë!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kërkuar lirimin e deputeteve Donika Kadaj- Bujupi dhe Aida Dërgutit të cilat u arrestuan sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka theksuar se sot Demarkacioni vdiq, për shkak të rezistencës popullore dhe për shkak të aktivistëve dhe deputeteve si Donika dhe Aida.

Postimi i plotë:

Sot, para se të nisë seanca plenare, u arrestuan Donika dhe Aida.
Ky sistem i kapur i drejtësisë, në vend të arrestimit të atyre që me tërë qenien e tyre po e mbrojnë territorin, le të merren me kokat e krimit që kanë kapur secilin institucion dhe po bëjnë pazare me vendin!
Demarkacioni vdiq, për shkak të rezistencës popullore dhe për shkak të aktivistëve dhe deputeteve si Donika dhe Aida.
I bëj thirrje organeve të (pa) drejtësisë, që të ndalojnë së bëri instrument i këtij regjimi i cili i ka ditët e numëruara.
Liri për Doniken, Aiden dhe aktivistët tjerë!

Exit mobile version