Site icon Telegrafi

Haxhiu: Çfarë nuk po dëgjojmë nga deputetët e pushtetit!

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të LDK-së, Nuredin Ibishit lidhur me Demarkacionin me Malin e Zi.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se “si mundet një deputet me vendos në bazë tekeve personale? Kjo është mendësia e mbrapsht në të cilën qeverisemi? Kosova po trajtohet herë si plaçkë e herë pronë private e këtyre që i kanë kapur institucionet! Thjesht po bëjnë pazare me të!”

Ajo u ka bërë thirrje deputetëve të dalin në mbrojtje të shtetit në protestën e 1 shtatorit.

Postimi i plotë:

Çfarë nuk po dëgjojmë nga deputetët e pushtetit!
Deputeti Nuredin Ibishi paska thënë se “është çështje personale se a do të votoj për apo kundër demarkacionit”!!
Si more personale? Si mundet një deputet me vendos në bazë tekeve personale? Kjo është mendësia e mbrapsht në të cilën qeverisemi? Kosova po trajtohet herë si plaçkë e herë pronë private e këtyre që i kanë kapur institucionet!
Thjesht po bëjnë pazare me të!
Nuk po bëhet fjalë këtu për pronat private të deputeteve (që kushedi se çfarë do të ishin në gjendje të bëjnë për to) por po bëhet fjalë për territor të Kosovës!
E thërras edhe deputetin Ibishi, edhe të tjerë që po bien në kundërthënie me veten dhe po deklarohen se demarkacioni është gabim por do ta votoj pë shkak të interesit shtetëror por edhe shumë të tjerë që janë strukur dhe po heshtin, të paktën 1 herë le të dalin në mbrojtje të Republikës, territorit dhe qytetarëve!
1 shtator në shesh!

Exit mobile version