Telegrafi

Haxhiu: Bastisjet u zhvilluan në objektin që Kurti e ka vendqëndrim për takime sekrete

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar pas aksionit të së premtes të Policisë së Kosovës ku janë bastisur zyrat e Ministrisë së Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë (MINT) dhe shtëpia e restoranti i Ridvan Muharremit.

Haxhiu përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se bastisjet që u zhvilluan të premten në restorantin e Ridvan Muharremit kryeministri Albin Kurti e ka vendqëndrim për takime sekrete.

Sipas tij, Kurti është në panik dhe i frikësuar nga arrestimi i bashkëpuntorëve të tij, e që siç tha Haxhiu “ka zgjedh t’i sulmoj institucionet e zbatimit të ligjit, mediat dhe opozitën”.

“Votuesit e tij të dëshpëruar me çfarë po ndhodh, nuk po mund ta besojnë që Kurti po i mbron hajnat e rezervës shtetërore, hajnat e energjisë, hajnat e barnave në shëndetësi, dhe hesht për asambleistin e tij drogagji.

Bastisjet dje u zhvilluan në objektin që Albin Kurti e ka vend qëndrim për takimet e tij sekrete, me lift special zbret dhe takon njerëz që veç Ridi e din më mirë për ato takime.

Ridi tash në  burg, prandaj Albin Kurti para se t’i sulmoj të tjerët duhet të sqarohet jo vetëm për përmbajtjen e takimit të tij me Lajqakun në lokalin “Bukë e Zemër” por për lidhjen dhe afërsinë e tij me Ridin”, tha Haxhiu.

Deputeti i PDK-së theksoi po ashtu se: “Nuk kan faj as opozita as mediat, as prokuroria pse Albin Kurti i ka hajna e drogagji bashkëpuntorët e arrestuar në Kosovë e Shqipëri.

Tash e krijonë ndonjë kauzë, në Veri apo Maqedoni me ua trullosë mendjen e lehtë votuesve, ua lexon ndonjë poezi, del e thotë ndonjë frazë a thënie filizofike e mendon që populli është dele e i beson sërish rrenat e tij”. /Telegrafi/