Site icon Telegrafi

Haxhiu: Ata që pengojnë prokurorinë duhet të dalin para drejtësisë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, i ka cilësuar si të papranueshme kërcënimet ndaj përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë.

Në një postim të bërë në Facebook, Haxhiu ka shkruar se ata që tentojnë që përmes veprimeve të jashtëligjshme të pengojnë prokurorinë, duhet ë dalin para drejtësisë dhe të dënohen sipas ligjit, duke u bërë thirrje institucioneve që sa më parë të veprojnë sa i përket kësaj çështje, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Haxhiut:

“Në anën tjetër, kritika ndaj punës së institucioneve të drejtësisë, duhet të shihet si vlerë për të shtuar punën dhe veprimet në ndjekje e dënim të kriminelëve”, ka shkruar ajo.

Kërcënimet ndaj përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë janë të papranueshme dhe duhet të dënohen.

Ata që tentojnë që përmes veprimeve të paligjshme të pengojnë prokurorinë, duhet të dalin para drejtësisë dhe të dënohen sipas ligjit prandaj edhe i ftojmë institucionet që sa më parë të veprojnë në këtë drejtim.

Në anën tjetër, kritika ndaj punës së institucioneve të drejtësisë, duhet të shihet si vlerë për të shtuar punën dhe veprimet në ndjekje e dënim të kriminelëve”.

Exit mobile version