Site icon Telegrafi

Haxhiu akuzon PSD-në: Me vota të VV-së u bëtë deputet, e tash po doni t’i bëheni patericë Ramushit e Kadrisë

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka drejtuar akuza ndaj deputetëve të PSD-së, se po e mbështesin Qeverinë Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shkruar se PSD sot haptazi doli në anën e koalicionit qeverisës.

“Pra ia mundësonte kuorumin, e votimin Kadriut e Ramushit. Një herë me vota të LV u bën deputet e deputete, mandej e bën një grup më vete kundër LV, mandej me vota të LV i mbajnë postet në Kuvend. Tash po duan me votat të votuesve të LV t’i bëhen patericë Ramushit e Kadriut”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:

Ka kohë që opozita, LV dhe LDK, janë duke u koordinuar për mosvotim të projektligjeve, për të dëshmuar të vërtetën brenda kuvendit, për të dëshmuar se qeveria aktuale, është qeveri e pakicës dhe s’ka legjitimitet të vijoj më tej.

Por sot haptaz, PSD, doli në anën e koalicionit qeverisës. Pra ia mundësonte kuorumin, e votimin Kadriut e Ramushit.
Një herë me vota të LV u bën deputet e deputete, mandaj e bën një grup më vete kundër LV, mandej me vota të LV i mbajnë postet në Kuvend. Tash po duan me votat të votuesve të LV t’i bëhen patericë Ramushit e Kadriut.
Pas ca ditësh edhe Thaçit.
Ka kohë që këtyre u ka humbur rruga në oborr, por qytetarët duhet ta dinë se kush po ia zgjat jetën kësaj Qeverie të skandaleve e pazareve. /Telegrafi/

Exit mobile version