Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se aktgjykimi i shpërndarë para tre ditëve në lidhje me katër aktivistët e dënuar të kësaj partie, nuk bazohet në fakte dhe dëshmi por bazohet në insinuata dhe përshkrime hipotetike.
Ajo tha se ky aktgjykim është i turpshëm dhe nuk vërteton asnjë fakt në bazë të dëshmive të administruara në këtë proces.
“Asnjë provë nuk i vërteton pretendimet që ndonjëri nga aktivistët që kanë mundur të jenë në këtë rast, ka kundërthënie dhe s’ka dëshmi që aktivistët tanë kanë kryer ndonjë vepër”, ka thënë ajo, njofton Klan Kosova. Haxhiu ka thënë se gjyqtari i rastit, Beqir Kalludra kanë përshtatur provat që ishin në favor të aktivistëve dhe i ka kthyer në dëm të tyre.
“Kemi folur me avokatët dhe po dakordohemi për ankesën më të cilat do të goditet ky aktgjykim”.
“Gjykata e Apelit ka detyrë të mbrojë çdo qytetar nga arbitrariteti gjyqësor. Ky proces është politik dhe nuk akt ë bëjë me çështjet e procedurës penale. Sot secili qytetar i Kosovës mund të shpallet terrorist nga insinuata e Beqir Kalludrës dhe këtij trupi gjykues”, ka thënë ajo me tutje.