David Hasselhoff thotë se ai është një 20-vjeçar kur është fjala për aktivitetin në krevat.
Aktori javën e ardhshme do të mbushë 63 vjeç, por mosha nuk e pengon atë për të treguar aftësitë mashkullore.
Madje, ai thotë se kurrë nuk ka nevojë për Viagra për t’i dhënë fuqi seksuale, dhe zotohet se “nxjerr tymin” të dashurës në krevat.
“Nuk kam nevojë për Viagra, madje më duhet e kundërta e saj, pasi e dashura më thotë: si nuk lodhesh çdo ditë”, ka thënë aktori.
Hasselhoff aktualisht është në lidhje me bukuroshe uellsiane 33-vjeçare Hayley Roberts. /Telegrafi/