Site icon Telegrafi

Hasi transferon lojtarin e Atletico Madridit në Olympiakos

Besnik Hasi ka bërë goditjen e madhe në afatin kalimtar të verës.

Trajneri shqiptar që mori drejtimin e gjigantit grek Olympiakos synon të arrijë lart në garat evropiane.

Olympiakos ka arritur marrëveshje me sulmuesin italian, Alessio Cerci.

29-vjeçari u la i lirë nga Atletico Madrid pasi nuk ishte fare në planet e trajnerit argjentinas, Diego Simeone.

Mediat greke e cilësojnë të kryer transferimin, derisa prezantimi i italianit pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme.

Cerci më parë ka luajtur me skuadra të mëdha si Roma, Milan e Torino. /Telegrafi/

Exit mobile version