Besnik Hasi nga 1 korriku do të jetë trajner i ri i skuadrës arabe Al-Ahli Jeddah.
Trajneri shqiptar ka bërë emër të madh në futbollin arab, derisa ka nënshkruar një kontratë afatgjate me skuadrën e madhe Al-Ahli.
Por pas transferimit te Al-Ahli, Hasi duket se do të marrë me vete edhe futbollistë shqiptarë.
Mërgim Mavraj pritet të jetë futbollisti i parë që do t’i bashkohet Hasit tek skuadra arabe.
Mbrojtësi veteran ka mbetur lojtarë i lirë pas largimit nga Greuther Furth, derisa pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Al Ahlin.
Një tjetër futbollist që pritet t’i bashkohet Hasit është edhe Ergys Kaçe.
Mesfushori shqiptar ka luajtur për Arisin sezonin e fundit dhe ai gjithashtu ka mbetur i lirë.
Duket se oferta e fortë financiare ka bërë që dy lojtarët të pranojnë transferimin te Al-Ahli ku do të punojnë me trajnerin shqiptar. /Telegrafi/