Pas Elias, Mevlüt Erdinçin, Gokhan Inlerit, Tunay Torunit, Chedjous dhe Gael Clichyt, Basaksehirit i shtohet edhe një emër në radhët e skuadrës.
Kampion i Greqisë, Olympiacos është liruar prej shërbimeve të 31-vjeçarit maroken Manuel Costa, i cili sot është prezantuar te nënkampioni turk.
Në këtë të fundit duket se nuk ka besuar më trajneri shqiptar Bensik Hasi, i cili është duke e spastruar ekipin grek prej lojtarëve veteranë.
Marokeni sezonin e kaluar te Olympiacosi është paraqitur në 32 ndeshje dha ka shënuar dy gola.
Ai më parë ka luajtur edhe për Nancyn, PSV Eindhovenin, Fiorentinën, West Ham Unitedin dhe Lokomotivën e Moskës. /Telegrafi/