Rita Ora ka qëndruar për disa orë në vendin tonë.
Këngëtarja shqiptare ka mbajtur një koncert në Prishtinë, në vigjiljen e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
E gjatë qëndrimit në vendlindje, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar këngëtaren shqiptare me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.
Ai e ka quajtur imazh të Kosovës kudo në botë, ndërsa e ka vlerësuar si rikthim të gëzimit të 17 shkurtit të 2008-s performimin e saj në koncertin e mbrëmshëm në Prishtinë para 300 mijë qytetarëve.
“Në këto dhjetë vjet pavarësi, Rita Ora ka qenë imazh i Kosovës kudo në botë. Ajo karrierën e zhvilloi bashkë me emrin dhe flamurin e Kosovës. Performimi i saj para mbi 300 mijë qytetarëve mbrëmë ishte një rikthim i gëzimit dhe emocioneve të 17 shkurtit 2008. Për kontributin e saj të pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë, unë mbrëmë e kam dekoruar Rita Orën me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Faleminderit Ritë. Jemi krenar me ty”, ka shkruar Thaçi.
Këngëtarja theksojmë se ka pasur edhe disa takime të tjera, duke përfshirë edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.
Ndryshe, këngëtarja pas koncertit ka udhëtuar drejt kryeqytetit britanik të Londrës, ku të mërkurën do të jetë e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards. /Telegrafi/