Marrëveshja e publikuar nga pala malazeze, e bërë vetëm në gjuhën serbe sipas profesorit të së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, ka dallim nga ajo e palës kosovare.
“Marrëveshja e publikuar nga pala kosovare është në tri gjuhë përderisa nga ajo malazeze është e publikuar vetëm në gjuhën serbe. Neni 3 ka dallim te marrëveshja që është e publikuar nga pala malazeze dhe ajo e Kosovës”, ka thënë Hasani në “Rubikon” të KTV-së, transmeton Koha.net.
Hasani ka thënë se në nenin 3 të kësaj marrëveshje të publikuar nga pala malazeze shkruan se në rast kontesti vlen harta ndërsa në atë të publikuar nga pala kosovare shkruan se vlen përshkrimi.