Telegrafi

Hasani: Haradinaj bëri shkelje kushtetuese kur emëroi drejtorin e AKI-së

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar disa nga vendimet që ka marrë kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj.

Hasani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë qeveria në dorëheqje ka të drejtën të reagojë në raste fatkeqësie si vërshime apo tërmete por jo të merr vendime të mëdha si ai për emërimin e drejtorit të AKI-së.

“Sipas Ligjit shefi i AKI-së i përgjigjet vetëm kryeministrit, por i raporton edhe presidentit”.

Ai ka thënë se emërimi i drejtorit të AKI-së është shkelje kushtetuese.

“Është shkelje kushtetuese pasi njëri nga dy nënshkrimet që nevojiten për emërimin e drejtorit të AKI-së nuk është valid[nënshkrimi i Ramush Haradinajt pasi ka dhënë dorëheqje]”.

Hasani ka thënë se nëse qeveri e re e dërgon në kushtetuese drejtorin e AKI-së, ky i fundit mund të shkarkohet.

“Emërimi i shefit të AKI-së bëhet me besim. Si do të ketë besim ai kur është emëruar nga Qeveria tjetër”, tha ndër të tjera Enver Hasani./Telegrafi/