Udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) në një takim të nivelit të lartë nisen diskutimin mbi një pako të re buxhetore shtatëvjeçare që do të filloj nga viti 2021, por siç duket nuk ka gjasa të zgjidhet përpara se Britania të largohet përfundimisht nga BE gjatë vitit të ardhshëm, shkruan Telegrafi.
Shtetet ish-komuniste u kërkuan fqinjëve më të pasur që ta mbulojnë hendekun e mbetur nga Britania, ndërsa holandezët që kryesojnë vendet e vogla dhe të pasura e refuzuan këtë.
Gjermania dhe Franca, dy ekonomitë më të mëdha të BE-së ofruan ofertën që të rrisin kontributet e tyre, megjithëse të dyja përcaktojnë kushtet për këtë.
Duke nënvizuar se një ndarje midis lindjes dhe perëndimit, Presidenti francez Emmanuel Macron kritikoi atë që ai tha se vendet e varfra abuzonin me fondet e BE-së duke ngushtuar hendekun në standardet e jetesës pas Luftës së Ftohtë duke injoruar vlerat e BE-së.
Komisioni Evropian, ekzekutivi i cili do të propozojë në maj një buxhet të detajuar, ka thënë se do të synojë të plotësojë ‘kushtëzimet’ që lidhen me marrjen e disa fondeve të BE-së që përmbushin standardet demokratike. /Telegrafi/