Site icon Telegrafi

Hartat ilustrojnë se sa ka shënuar përparim Ukraina në kundërofensivën e saj – eksperti ushtarak tregon se çfarë mund të ndodhë më pas

Mediumi prestigjioz britanik Sky News ka sjellë disa harta që thuhet se sa terren është fituar deri më tani gjatë kundërofensive dy mujore e gjysmë të Ukrainës.

Siç thuhet më tej, është e vështirë të përcaktohet saktësisht se kur filloi kundërofensiva – nuk pati asnjë “njoftim madhështor”, për arsye të dukshme, por analistët vunë re se gjërat po zhvilloheshin më me intensitet në fillim të qershorit, përcjell Telegrafi.

Para kundërofensivës

Dhe që atëherë, thuhet se shumë pak ka ndryshuar.

Në këtë drejtim, mediumi britanik ka marrë një vlerësim të analistit ushtarak Sean Bell për një pasqyrë se pse nuk po shohim llojin e ndryshimeve territoriale të dëshmuara vitin e kaluar.

Tani

“Çelësi këtu ishte elementi i befasisë”, ka thënë fillimisht Bell.

Dimri i dha Rusisë mundësinë “për të bërë vendin” në pozicionet e saj – dhe gjatë gjithë kohës së kaluar duke folur për një kundërofensivë dhe duke pritur për armët perëndimore për ta fuqizuar atë, “të gjitha i dhanë Rusisë mundësinë për të përgatitur mbrojtje gjithëpërfshirëse”.

Pyetja tani është, a ka gjasa të ndryshojë diçka?

“Perëndimi ka ofruar armë goditëse precize që i mundësojnë Ukrainës të synojë forcat ruse si në vijën e parë, ashtu edhe mbështetjen e tyre logjistike, e cila gradualisht po shkatërron forcat ruse dhe aftësinë e tyre për të mbështetur operacionet luftarake”, thotë Bell.

Por pengesat fizike që lidhen me linjat mbrojtëse ruse duhet ende të kapërcehen përpara se të arrihet ndonjë përparim.

“Ukraina e ka humbur tani elementin e befasisë dhe ekziston një rrezik i madh që ofensiva e tyre të bllokohet”, paralajmëron Bell. /Telegrafi/

Exit mobile version