Një hartë në ditën e 247 të luftës tregon triumfet e Ukrainës në perëndim të lumit Dnipro.
Në Kherson, Rusia u ka kërkuar njerëzve që të ikin përpara një kundërofensive të pritshme ukrainase.
Rajoni është një nga katër provincat pjesërisht të pushtuara që Rusia i shpalli të aneksuara muajin e kaluar, raporton skynews.
Është strategjikisht i rëndësishëm sepse kontrollon të vetmen rrugë tokësore për në gadishullin e Krimesë që Rusia e aneksoi në vitin 2014 dhe grykën e lumit Dnipro që ndanë Ukrainën.
Theksojmë se mbi 70 mijë qytetarë tashmë kanë braktisur qytetin e Khersonit dhe janë evakuuar në vende të ndryshme.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme material. /Telegrafi/