Illia Ponomarenko, korrespondent luftarak për gazetën ukrainase Kyiv Independent, njoftoi në Twitter se nga 4 korriku 2022 deri më sot, vija e frontit në pjesën qendrore të Donbasit ka ndryshuar.
Ai deklaroi se periudha nga përfundimi i betejës për Severodonetsk dhe Lisichansk deri në momentin aktual, është i mbuluar, transmeton Telegrafi.
Ponomarenko deklaroi se pas asaj beteje ishte i nevojshëm mobilizimi masiv, i cili u pasua nga “çmenduria e thertores në Bakhmut”.
Kujtojmë se me marrjen e armëve moderne nga vendet e perëndimit, ukrainasit kanë arritur të rikthejnë shumë rajone të vendit të tyre që kontrolloheshin nga rusët.
Madje ata janë zotuar se do të çlirojnë çdo pëllëmbë të territorit të Ukrainës, përfshirë Krimenë e aneksuar nga rusët vite më parë. /Telegrafi/
The frontline of central Donbas now and a YEAR ago.
From the ending of the Battle of Severodonetsk and Lysychansk and today.
The result that required a massive mobilization and the insanity of the Bakhmut slaughter. pic.twitter.com/wktOXWukV0— Illia Ponomarenko 🇺🇦 (@IAPonomarenko) July 4, 2023