Telegrafi

Hart kthehet në Angli por jo te City

Portieri i Kombëtares së Anglisë, Joe Hart nuk do të mbetet në Torino.

Ylli anglez është i huazuar tek skuadra italiane nga Manchester City pasi nuk preferohej nga Pep Guardiola.

Sipas medieve angleze, Hart do të rikthehet përsëri në Ligën Premier.

Por skuadra e tij e ardhshme nuk do të jetë Manchester City, pasi për shërbimet e tij interesim ka shfaqur West Ham United.

Trajneri i londinezëve, Slaven Bilic e simpatizon shumë Hartin dhe ka kërkuar ta ketë në skuadër.

West Ham është e gatshme të bëjë një ofertë prej 18 milionë funteve për ta transferuar në Londër reprezentuesin e Anglisë. /Telegrafi/