Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, ka thënë se ai ka besim të madh dhe shpreson që do të futet në listën e golashënuesve ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Reprezentuesi anglez u pyet në një konferencë për shtyp se sa gola mendon ai që do të shënojë para ndeshjes gjysmëfnale me ‘Los Blancos’.
Kane gjithashtu ndër të tjerash pranoi se mezi po pret që të ribashkohet me bashkëkombasin e tij Jude Bellingham, por shpreson se ish-mesfushori i Dortmundit nuk do të jetë në natën e tij më të mirë.
Bayerni dhe Real Madridi do të kenë një mundësi të madhe për të fituar trofeu nëse arrijnë finalen, duke marrë parasysh se kampioni në fuqi Manchester City tashmë është eliminuar.
Njëra prej Borussia Dortmund ose PSG do të plotësojë vendin tjetër në ‘Wembley’ dhe Kylian Mbappe mund të ballafaqohet me ekipin të cilit është i destinuar që t’i bashkohet pas finales.
“Jam në një moment të mirë dhe kam besim. Nëse kolegët e mi më shërbejnë mua ashtu siç kanë bërë gjatë tërë sezonit, unë do të jem aty. Jude po kalon një sezon të jashtëzakonshëm. Aq sa jam i shqetësuar, shpresoj se ai nuk do të jetë në natën e tij në dy ndeshjet ndaj nesh”, ka thënë Kane për Sky Sport Germany.
Bayerni për herë të fundit kishte fituar Ligën e Kampionëve në 2020, pasi mposhti PSG-në me rezultat minimal 1-0 në një stadium të boshatisur në Lisbonë.
Kane po shpreson që për herë të parë në karrierë të fitojë një trofe madhor, pasi dështoi ta bënte këtë gjatë kohës sa ishte pjesë e Tottenhamit./Telegrafi/