Telegrafi

Harry Kane njëri nga opsionet për sulmin e Realit

Harry Kane (Foto: Stephen Pond/Getty Images/Guliver)

Real Madridi dëshiron ta përforcojë fazën ofensive gjatë afatit të ardhshëm kalimtar, ndërsa në listën e dëshirave kanë disa emra të njohur.

Edhe pse shënjestra kryesore është talenti i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, njëri nga opsionet mbetet edhe Harry Kane.

Mundo Deportivo raporton se Los Blancos nuk kanë hequr dorë nga interesimi për sulmuesin e Tottenham Hotspur.

(Foto: Stephen Pond/Getty Images/Guliver)

26-vjeçari mund të largohet nga Spursat në verë, duke qenë se do të kalojë një tjetër sezon pa trofe dhe mendon ta vazhdojë karrierën te ndonjë klub më i madh.

Edhe Juventusi është në kërkim të futbollistit anglez, i cili ka shënuar 17 gola në 25 paraqitje këtë sezon, por më pas u lëndua. /Telegrafi/