Site icon Telegrafi

Harry Kane kthehet në agjendën e Real Madridit

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane është rikthyer në agjendën e klubit të madh spanjoll, Real Madridit.

Sipas mediumit Okdiario, presidenti i Realit, Florentino Perez e sheh Kane si një zëvendësim të përkryer të veteranit Karim Benzema.

Perez ka qenë prej kohësh një tifoz i madh i Kane dhe shtyu fort për transferimin e sulmuesit sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Tottenhami i vendos çmim astronomik yllit të tyre, Harry Kane

Të premten e kaluar, trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino i bëri të ditur se ylli anglez dëshiron të garojë për trofe.

“Kam dëgjuar atë që është thënë”, tha ai për Roy Keane duke i bërë thirrje Manchester Unitedit të blinte Kane.

“Sigurisht, unë e respektoj atë dhe e admiroj kur ishte lojtar. Ai ishte lloji i lojtarit që dëshironi ta keni pranë jush, ose si një qendërmbrojtëse si unë, ju dëshironi atë para jush”.

Lexo po ashtu Mbappe dhe Kane në listën e Barcelonës

“Sa herë që e dëgjoj atë është shumë klinik në komentet e tij. Sigurisht që ai i do lojtarët e mirë dhe Harry Kane është një lojtar fantastik”, përfundoi Pochettino.

Përveç Realit dhe Unitedit, sulmuesi anglez pëlqehet edhe nga Barcelona dhe Bayern Munichu. /Telegrafi/

Exit mobile version