Harry Kane ka arritur të shënojë gola që kur mbërriti në Bayern Munich në fillim të këtij viti dhe tani thuhet se ai gjithashtu ka një biznes personal që ka qenë jashtëzakonisht fitimprurës.
Kapiteni i Anglisë mori vendimin për t’i dhënë fund lidhjes së tij 19-vjeçare me Tottenhamin në fund të afatit kalimtar.
Kane kishte shënuar 213 gola në Ligën Premier dhe do të kishte kaluar rekordin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave që aktualisht mbanë emrin e Alan Shearer, nëse do të qëndronte në futbollin anglez për disa sezone të tjera.
Por, 30-vjeçari vendosi se ishte koha e duhur për një sfidë të re dhe vendimi i tij deri më tash ka dhënë shenja suksesi.
Ai ka shënuar 21 gola në 16 ndeshje që kur mbërriti në “Allianz Arena” dhe Bayern është i pamposhtur në Bundesligë dhe në Ligën e Kampionëve.
Kane i ka vënë vetes synim që të thyej një tjetër rekord të Bundesligës deri në Krishtlindje, atë të shitjeve të fanellave, për t’u bërë kështu lojtari i cili ka shitur më së shumti fanella në sezonin e tij debutues në futbollin gjerman.
Kane po kalon një ndër momentet më të mira në karrierë momentalisht, teksa golat nuk mungojnë as me kombëtaren e Anglisë.
Pretendohet se, ndërkohë që i gjithë fokusi ka qenë në shënimin e golave, ai ka grumbulluar një portofol pronash që nga muaji shkurt, i cili thuhet se kap vlerën e 13 milionë eurove.
“Harry është po aq i zgjuar me paratë e tij sa është me finalizimin e tij të aksioneve”, i ka thënë një burim mediumit anglez The Sun.
Kompania që zotëron Kane quhet Edward James Investments dhe thuhet se prindërit dhe vëllai i tij Charlie, i cili është edhe agjenti i tij, e ndihmojnë atë për ta drejtuar kompaninë.
30-vjeçari tani do të shpresojë të rrisë portofolin dhe vlerën e pronave të tij me të njëjtin ritëm kur numri i golave të tij rritet në fushë./Telegrafi/