I harruar nga Bernard Challandes në ndeshjet e fundit të Kosovës, Donis Avdijaj sot e ka dhënë një sinjal shumë të rëndësishëm.
Ai ka arritur ta gjejë golin në javën e pestë në Superligën turke.
Avdijaj ka shënuar një gol shumë të bukur në ndeshjen si mysafir i Sivassporit.
⚽️ GOOOOOOOOOOAAAAAAAL!!! #DonisAvdijaj
3' Demir Grup Sivasspor 0-1 Trabzonspor #Trabzonspor 🔴🔵 #TSLive pic.twitter.com/kTz7dQG9MR— Trabzonspor English (@TrabzonsporEN) September 23, 2019
Zhvillohej minuta e tretë e ndeshjes kur sulmuesi nga Istogu me një goditje të fuqishme nga jashtë zonë shënoi për 1-0.
Pas golit nuk mungoi festa e tij me shqiponjë.
https://twitter.com/AGencturkTS/status/1176180993230888960
Ky është goli i tij i parë në Superligë turke, kampionat në të cilinë po shkëlqen edhe Vedat Muriqi.
Avdijaj kishte pushuar disa muaj pasi e shkëputi kontratën nga Willhem II.
Avdijaj’ın formamızla attığı ilk gol… DG Sivasspor karşısında 1-0 öne geçiyoruz. pic.twitter.com/NZuj85eBuX
— Trabzonspor (@Trabzonspor) September 23, 2019
Nëse vazhdon me këtë fortë, mund të ndodh që Bernard Challandes ta ftojë në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/