Një veturë që kishte brenda një kamerë të vendosur në pasqyrë, ka kapur momentin kur një kamion me një lloj vinçi të vendosur në rimorkio përplaset në një urë derisa po kalonte me shpejtësi – duke bërë që një pjesë e vinçit të këputet e shoferi të mos e vërej fare, pasi vazhdoi rrugëtimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
Kamioni u filmua në autostradën A23 në Sussex të Anglisë, ku vinçi i vendosur në rimorkio nuk ishte palosur si duhet ku si rezultat goditi urën nën të cilën po kalonte, transmeton Telegrafi.
Por është interesant sesi shoferi i kamionit as që e vëren këtë dhe vazhdon rrugëtimin, kurse një pjesë e vinçit mbeti në mes të rrugës nga goditja e fuqishme.
Për arsye sigurie policia britanike mbylli këtë pjesë të autostradës për disa orë, derisa e larguan copën e madhe të hekurt të vinçit. /Telegrafi/