Kemi shkruar dhe stërshkruar për dy motrat prezantuese, Marina dhe Luana Vjollca.
Por, siç duket prezantuesja e re televizive e Vizion Plus, ka filluar t’i lë motrat Vjollca nën hije.
Bëhet fjalë për Aurela Hoxhën, e cila siç duket di të bëjë qejf dhe të bëjë gjërat që ajo ka me shumë dëshirë, transmeton Telegrafi.
Së fundmi ajo është shfaqur duke bërë pushimet e parakohshme në plazhet e Miamit.
E veshur me bikini ajo ka pozuar në vendin ekzotik teksa ka postuar në Instagram disa foto për miqtë e fansat e saj.
“Hajdeni në Miami Beach”, ka shkruar ajo në një fotografi në Instgram. /Telegrafi/