Barcelona humbi ndaj Deportivo de La Corunas me rezultat 2-1.
Golin e vetëm për klubin katalunas e shënoi Luis Suarez, ndërsa Lionel Messi në këtë takim nuk ishte në elementin e tij, kurse Neymar u pushua nga trajneri Luis Enrique.
Gjithsesi problemi i mos suksesit të Barçës duket se nuk është te MSN, por Smuel Umtiti.
Kur francezi ka filluar nga minuta e parë për klubin katalunas në La Liga ata kanë fituar të gjitha ndeshjet, pra 16 fitore dhe asnjë humbje apo barazim.
Ndërsa kur Umtiti nuk starton atëherë Barcelona ka probleme, dy fitore, gjashtë barazime dhe tre humbje.
Mbrojtësi francez ndaj Deportivos ishte në bankën rezervë gjatë gjithë takimit. /Telegrafi/